“The Simpsons” godet sërish, pandemia ishte parashikuar që në 1993

“The Simpsons” kanë vazhduar traditën e tyre për të qenë Nostradamusi i kohëve moderne.

Marketing

Seriali i animuar, i cili është më i gjatë në histori, ka një episod nga viti 1993 i cili duket se parashikon ngjarjet e vitit 2020 me pandeminë dhe “grerëzat vrasëse”.

Episodi paraqet një punëtor të sëmurë aziatik që teshtin mbi një dërgesë me lëngje që shumë prej banorëve të Springfield dëshirojnë të blejnë dhe kështu fillon një shpërthim i “Gripit të Osaka”. Ndërsa njerëzit panikosen ata përmbysin një kamion që mendojnë se ka kurën, por aksidentalisht ata hapin një arkë të mbishkruar “Grerëza Vrasëse” të cilat më pas përhapen në të gjithë qytetin.

Në fillim të kësaj jave, shkencëtarët thanë që ata kishin vërejtur gërerëzat e mëdha aziatike – të njohur edhe si grerëza vrasëse – në shtetin Uashington, dhe ende nuk dihet se si arritën atje. Kjo grerëz, më e madhja në botë, mund të vrasë një njeri vetëm duke thumbuar disa herë.

Një nga shkrimtarët e episodit, Bill Oakley, fillimisht i tha “Hollywood Reporter” në mars se nuk i pëlqente episodet e serialit të përdoren si parashikues të pandemisë, “Nuk më pëlqen që të përdoret për qëllime të parëndësishme. ”

“Ideja që dikush e përvetëson atë për të bërë koronavirusin të duket sikur një komplot aziatik është e tmerrshme,” tha Oakley.

Por të Mërkurën ai pranoi ngjashmëritë në Twitter kur komentoi “ok unë mendoj se ne e bëm” në përgjigje të një statusi që kishte thënë se seriali parashikoi 2020.

Kjo nuk është hera e parë që seriali The Simpson ka parashikuar ngjarjet që kanë ndodhur në të ardhmen. Disa nga ato kanë qenë shpallja e Donald Trump president i SHBA, performanca e Lady Gaga në Soper Bowl, shpikjen e Orëve Inteligjente dhe blerjen e shtëpisë së filmit 21st Century Fox nga Disney.