Çulev: Do të ndërmerren masa për shkeljen eventuale të autorizimeve të policisë në Strugë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me ngjarjen në Strugë, fillimisht është vepruar në mënyrë parandaluese me qëllim të pengimit të grupimit të qytetarëve.

Marketing

“Ka pasur tentim që të nëpunësve policorë të pengohet përfshirja e tyre efektive në parakalimin me ç’rast kanë hasur në sjellje e cila nuk ka qenë e mundur tërësisht të pengohet me intervenim më rigoroz policor për shkak të mundësisë për reagim më të ashpër të besimtarëve dhe eskalim të situatës. DPB Strugë, masat e mëtejme për realizimin e plotë të rastit i udhëheq në koordinim me PTHP-në kompetente”, shkruan Çulev.

Shtesë, shton, nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të ndërmerren aktivitete me qëllim të përcaktimit të shkeljes eventuale të autorizimeve policore nga nëpunësit policorë të cilët e kanë siguruar ngjarjen konkrete.

“Është e domosdoshme qytetarët t’i respektojnë masat me qëllim që të pengohet përhapja e mëtejme e koronavirusit. Distanca sociale, përdorimi i pajisjes mbrojtëse dhe respektimi i vendimeve për grupim janë të domosdoshme me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19”, thekson Çulev.

Ministria e Punëve të Brendshme, shton edhe në të ardhmen do t’i ndërmarrë të gjitha masat me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.