Xeni u kushton këngë mantelbardhëve, sjell “Infermieres sime”(Video)

Xeni iu këndoi atyre që sot janë heronjtë e të gjithëve.

Marketing

Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili është më ndryshe prej të tjerëve.Kënga iu dedikohet mantelbardhëve dhe mban titullin “Infermires sime”, videon e të cilës e realizoi tek Klinika Infektive.

Ky projekt erdhi në shenjë falënderimi për punën që mjekët po e bëjnë gjatë kësaj periudhe pandemie, andaj këndoi i shoqëruar nga stafi mjekësor në oborrin e Klinikës Infektive.

“Kënga në frymëzim i kushtohet një Infermiereje, sepse ai ka qenë fymezimi i Tekstshkruesit por në fakt ajo në njëfarë mënyre i kushtohet të gjithë Juve! Teksti është shkruar në 2 Maj 2020 për 30 minuta ( frymëzimi kështu e ka…) dhe pastaj unë direkt e kam telefonuar Florentin dhe ja kjo është kenga për JU !!!”, janë fjalët e Xenit.

Kënga pritet që së shpejti të dalë e plotë e shoqëruar me videoklip.