Dita e Evropës, Zhbogar: Të gjithë jemi një familje

Me tingujt e himnit të Maqedonisë dhe atë të Evropës, me maska mbrojtëse por edhe me distancën e rekomanduar prej një metër, para Filarmonisë së Maqedonisë u paralajmërua shënimi i 9 majit, Dita e Evropës. Këtë vit, kjo ditë ka rëndësi të veçantë sepse derisa Kroacia po kryesonte me BE-në, Maqedonia, mori dritë jeshile për marrje të datës për fillim të negociatave. U shprehen falënderime deri tek ambasadorja kroate Nives Tiganj.

Marketing

“Ne kemi histori të përbashkët, por prej këtij viti Kroacia hyn në historinë e RMV-së edhe një herë si vend nën kryesinë e së të cilit BE-ja vendosi t’i hapë negociatat me vendin tonë. Ju falënderoj shumë, përcilleni mirënjohjen tonë ndaj Kroacisë për të gjithë përkrahjen tuaj” – tha Bujar Osmani, Zv/Kryeministër.

“Më në fund jemi të gatshëm që ta fillojmë aventurën tuaj drejt jetës më të mirë në BE. Solidariteti I mbështetur nga BE për çdo vend anëtar , për ju dhe gjithë rajonin, gjatë kohës së krizës, e tejkalon mbështetjen nga çdo partner tjetër dhe kjo është përgjigjja e gjithë dilemave që vendosen në këto vite të fundit, cili është qëndrimi i BE për gjithë rajonin. Përgjigja është të gjithë jemi një familje” – tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE.

“Posaçërisht më gëzon fakti që e përfaqësoj shtetin kroat në vendin që është përcaktuar që vlerat e BE t’i vendos në rrugën e tij. Gjithashtu posaçërisht gëzohem që Maqedonia e Veriut, jo aq gjatë pasi që e mora mandatin, më në fund mori vendim për hapjen e negociatave aderuese” – tha Nives Tiganj, Ambasadore e Kroacisë

9 maji është simbol i BE, ditë në të cilën shënohet Deklarata e Shumanit. Në vitin 1950 politikani francez Robert Shuman e prezantoi Deklaratën për organizim të Evropës, që vlerësohet si krijim i asaj që sot e dimë si BE. Më 24 mars të këtij viti Maqedonia, së bashku me Shqipërinë morën ditë jeshile për marrjen e datës për fillim të negociatave aderuese.