Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 194 persona.
Në raport me një ditë më parë, numri i viktimave ka pësuar një rënie këtë të shtunë, pasi dje u regjistruan 243 vdekje.
Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, edhe numri i të infektuarve me Covid-19 është ulur, pasi raportohen 1.083 të prekur.
Në total, Italia shënon 30,395 viktima dhe 218,268 të infektuar.