Jovanovska: Edhe përkundër krizës në ditë janë shënuar 4.000-5.000 vende të lira të punës

Në një intervistë për AIM-në, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit Biljana Jovanovska tha se numri i të papunëve në mars dhe prill u rrit ashtu siç pritej, por inkurajuan të dhënat për vendet e lira të publikuara nga punëdhënësit.

Marketing

“Në periudhën raportuese, përkundër situatës emergjente për shkak të ballafaqimit me krizën e shkaktuar nga pandemia me COVID-19, punëdhënësit paraqitën nevojën për punëtorë për profesione të ndryshme dhe mes 4.000 dhe 5.000 vendeve të lira të punës janë regjistruar çdo ditë”, thotë Jovanovska dhe shton se në Agjencinë e Punësimit, përmes kushteve dhe përfitimet që ata parashikojnë në programet dhe masat aktive të punësimit, inkurajojnë madje edhe njerëzit nga sektori joformal të zyrtarizojnë punën e tyre.