Lehtësimi i masave gjatë pandemisë COVID-19, ka bërë që prej fillimit të javës të hapen shumë dyqane me aksesor të ndryshëm. Por dëmet e bllokimit dy mujor po vazhdojnë të jenë evidente, pasi interesimi i qytetarëve përkundër hapjes është i vogël.
Pronarët e këtyre dyqaneve thonë se masat e kufizimit të lëvizjes po bëjnë që frekuentimi i qytetarëve të jetë nën pritjet e tyre.
E këta të fundit i mirëpriten rihapjen e ekonomisë dhe tregut për të blerë gjërat e nevojshme.
KosovaPress ka qëndruar tek disa dyqane, ku pronarët e tyre thonë se java e parë e shitjes pas pandemisë, ka qenë me fitim zero, derisa theksuan se nëse vazhdohet me këtë mosinteresim të qytetarëve, gjasat e falimentimit janë të mëdha.
Lulzim Boshnjaku, pronar i dyqanit “Relax Mode”, tregon se javën e parë kanë filluar me një punë solide, kurse sa i përket humbjeve thotë se kanë qenë evidente.