Gryka e Llapushnikut heroinë e kombit

Ismet Sylejmani

Marketing

Në gjeografinë e Atdheut tonë ka shumë gryka, nami i të cilave është i madh dhe i lavdishëm, të cilat u bënë të famshme, sepse kalimi nëpër to u bë i jashtezakonshëm dhe atraktiv!
Gryka e Llapushnikut është emer i madh dhe i degjuar në historinë e luftës për liri të popullit shqiptar, të Atdheut e të Kombit tonë!

Kjo Grykë është nga më të lavdishmet e gjeografisë së Atdheut të Skënderbeut!

Në këtë Grykë legjendare sikur edhe ato të kohës së Skenderbeut gjatë luftës kundër Perandorisë Osmane dhe ato të kohës së Enver Hoxhës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte e pakalueshme për hordhite pushtuese militare e paramilitare serbe!

Gjatë luftës së armatosur çlirimtare heroike e historike të së lavdishmes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në tokën e Atdheut e të Kombit tonë, kishte një Grykë e cila ishte e pakalueshme për Serbinë pushtuese, pra ushtria dhe policia, njesitet elite dhe sherbimet informative të së cilës nuk kalonin dot!

Grykën e Llapushnikut e përbejnë fshatrat kala të pamposhtura Gjergjica, Arllati, Negroci dhe Vuçaku!
Njësitet e “Pllumbit” dhe “Çelikut” janë të parat, ato që e kanë mbyllur Grykën e Llapushnikut!

Pjesë me ndikim e personaliteteve ushtarako-çlirimtare që kanë kontribuar në krijimin e klimës heroike e të lavdishme të mbylljes së Grykës së famshme të Llapushnikut, janë në mes tjerëve edhe bijtë e mëdhenj të atyre fshatrave, Komandantët e UÇK-së, Gjeneral Shaban Shala me vëllaun e Tij Elmi Shala, zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, Komandanti i njësitit “Pllumbi” Ferat Shala, luftëtari e reporteri i luftës heroike të Grykës së Llapushnikut Ismet Sopi, luftëtari e komandanti besnik Sherif Krasniqi, luftëtari komandanti trim Sokol Krasniqi e shume të tjere!

Në fshatin historik të Gjergjicës të kësaj Gryke heroike, për ditë e netë të tëra në kullën atdhetare të Veli Shalës, kësaj familjes patriote e atdhedashëse të vëllezërve Shaban, Elmi e Bedri Shala e më vonë edhe te shtëpia e Kada Krasniqit, bijë e Hashve të Llapushnikut-Nëna Kadë, ka qëndruar Komandanti Legjendarë i UÇK-së Adem Jashari me vellaun e Tij, Komandantin e intelektualin e zgjuar e famëmadh, Gjeneralin Hamëz Jasharin dhe të tjerë fatosë malesh nga grupi i Drenicës, atij grupi me nam që iu kishte prirë luftetari e komandanti trim i Drenicës e me vonë edhe i UÇK-së, aktualisht kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci!
Gryka heroike dhe lavdimadhe e Lapushnikut!

Gryka legjendare e Llapushnikut!
Gryka liridashëse dhe e pamposhtur e Llapushnikut!
Gryka e Llapushnikut ku kanë luftuar emrat e mëdhenj dhe të lavdishëm!

Gryka e Llapushnikut, ishte barrikada e parë mbi të cilën Serbia nuk arriti të kalonte!
Në Grykën e Llapushnikut e kishte vijen e kuqe të kufirit Serbia!

Në Grykën e Llapushnikut makineria e Serbisë fashiste u NDAL!
Në Grykën e Llapushnikut u vëndosen vllaqat e traktorëve, pengesa e parë në rrugë e pakalueshme nga forcat e ushtrisë dhe policisë serbe!

Gryka e Llapushnikut, e njohur botërisht, pasardhësja e grykave dhe konfiguracionit të epërsisë natyrale, ku shkatërronte pamëshirshëm artileria e Skënderbeut kolonat e pafund të hordhive pushtuese gjakatare osmane, por edhe motra legjendare e Grykës së famshme e historike të Mezhgoranit të Luftës Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore!
Gryka e Llapushnikut ku ka luftuar Gjenerali Legjendar e lavdimadh i UÇK-së, Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci me shoqen e Tij të jetës e bashkëluftetaren Heroinë Xheven, Gjenerali i pamposhtur Shaban Shala dhe vellau i Tij Komandanti sypatrembur Elmi Shala, Komandanti, Heroi i Kombit Rasim Kiçina, Komandanti e luftetari emblemë, arusha e maleve, Heroi i Kombit Ymer Alushani, Komandanti, Heroi i Kombit Ymer Krasniqi, komandanti qe përshndeste me grusht dhe fliste ma radio lidhje,Heroi i Kombit Gani Elshani, Kamandanti Heroi i Kombit Ramadan Bytyqi-Turreci, e shumë, e shumë luftëtarë të tjerë të cilët ranë në betejat e reja e të mëvonshme në luftime të ashpra e ballë për ballë me eskadronet vrasëse e gjakpirëse pushtuese serbe!

Prej 9 Majit 1998 kur u mbull e u fortifikua Gryka titanike e Llapushnikut, e deri në ofensiven e 25 dhe 26 Korrikut 1998, vetëm Bolduzheri i diplomacisë Amerikane, i paharruari, miku i madh i popullit shqiptar, Ambasadori Richard Holbruk me eskortën e Tij në rrugën e Tij për në Junik, ka kalaur nëpër këtë Grykë të pathyeshme e të larë me gjak, e cila ndonëse me vonë u thye, por ajo mbeti legjenda lavdimadhe, që në historinë moderne e turperoi Serbinë dhe aleaten e saj Rusinë me tërë boshtin proserb!

Për herë të parë në teritorin e lirë të Grykës së Llapushnikut, Ambasadori Holbruk është pritur e është përshendetur në rrugët e Kosovës nga ushtarët çlirimtarë të UÇK-së dhe ka lëvizur nën përcjelljen e tyre!

Gryka e Llapushnikut ishte hakmarrja e parë e madhe kundër krajlëve e xhandarëve serb, të cilët kishin zbarkuar me vagona të tërë trenash për të vrarë e masakruar popullin heroik e liridashës, të pamposhtur e të panënshtruar të Drenicës së kuqe të larë në gjak nga luftërat e mëdha që ka zhvilluar kundër pushtuesve!
Gryka e Llapushnikut ka nxjerrë e ka marrë hak për arkitektin e ndarjes së Shqiperisë nga Turqia, Kryeministrin e Shqiperise, patriotin e madh Heroin e Kombit Hasan Prishtina, Gryka e Llapushnikut ka nxjerrë e ka marrë hak për Komandantin e qetave liridashëse të kaçakëve shqiptar, tmerrin e xhandarmerisë serbe, Heroin e Kombit Azem Galica e të shumë e shumë emrave të mëdhenj e të dëgjuar, patriot e atdhetarë të ndryshëm, të cilëve ëndrrat për ta parë të lirë e të mosvarme popullin shqiptar e Atdheun tonë nga Serbia, ua ndali atentatet dhe vrasjet e likuidimet që iu bënë nga armiqt dhe tradhetarët!

Foto e lufëtarëve të UÇK-së në Grykë të Llapushnikut me gazetarë të huaj!

Gryka e Llapushnikut, për vetë UÇK-në ishte një nga ngjarjet më të mëdha dhe me të pashembullta, sepse morali luftarak e çlirimtarë, popullariteti e masovizimi i sajë, besimi te emblema e sajë e besimi te fitorja mbi Serbinë, u rritën shumë jo vetëm pse ajo hyri në analet e kalendarit të fitoreve kundër reparteve ushtarako policore serbe, por edhe pse theu mitin pacifist se Serbise nuk i dilet para dhe se lufta frontale e ballore jo vetëm janë të pamundura por edhe e dëmtojnë të ardhmen pozitive të luftës dhe fitoren mbi Serbinë pushtuese dhe largimin e sajë nga Kosova!
Lufta heroike dhe betejat e mëdha që janë zhvilluar në Grykën e Llapushnikut dhe shpallja e sajë zonë e lirë, për popullin shqiptar ishte shpresëdhënëse se forcat militare e paramilitare serbe jo vetëm nuk mund të ecin e të shetisin kah të duan e kur të duan nëpër Kosovë, por për tërë Kombin tonë ishte argument i madh se duhet të fillojë mobilizimi i madh i përkrhajes e mbështetjes totale të luftëtarëve dragoj të UCK-së, të cilët 24 orë në ditë, 7 ditë në javë për dy muaj e gjysmë ishin në luftë e dyluftime të mëdha dhe nuk mposhteshin dot!
Zonat Operative të UÇK-së, pas shpalljes zonë e lirë të Grykës së Llapushnikut, u mobilizuan edhe më shumë, luftëtarëve e komandantëve trima e sypatrembur edhe më shumë iu shtua e iu rrit morali për luftë jo vetëm guerile por edhe për luftë frontale kundër forcave serbe!

Gryka e Llapushnikut ka rritur dhe shtuar në përmasa të mëdha e të paimagjinueshme përkrahjen dhe mbështetjen politike të faktorit euroatlantik për Kosovën dhe poziten e rëndë të popullit shqiptare në Kosovë dhe viset tjera të shqipatrëve në ish-jugosllavi!

Gryka e Llapushnikut ishte dhe do të mbetet e patejkalueshme në historinë lavdishme të luftërave për liri të popullit shqiptare!

Populli shqiptar, Atdheu e Kombi ynë, Grykën e Llapushnikut duhet ta vëjnë në ballë të kolonës së nderimeve e respekteve të pafund!

Gryka e Llapushnikut, me dekrete të veçanta të Presidentit të Kosvës e të Presidentit të Shqipërisë, duhet të shpallet HEROINË E KOMBIT!

Për Grykën e Llapushnikut duhet të mbahen Konferenca shkencore e Sipoziume historike, sepse kjo Grykë ishte ndalesa e madhe dhe goditja e parë botërisht e pranuar dhe e njohur kundër Serbisë pushtuese!

Gryka e Llapushnikut u ba barikadë frontale më e madhe kundër ushtrisë e policisë serbe të armatosur gjer në dhëmb!
Lufta e shenjtë dhe e shtrenjtë e UÇK-së, betejat titanike e heroike kundër makinerisë vrasëse e kriminale, gjaku i derdhur nga bijat e bijtë më të mirë, për liri, çlirim e pavarësi nga Serbia pushtuese, në Grykën e Llapushnikut, është në themelet e shtetit të pavarur e të njohur të shtetit të Kosovës tonë të dashur!

Lavdi përgjithmonë Grykës së Llapushnikut!
Lavdi gjakut të derdhur dhe luftës e përpjekjeve për liri!
Lavdi Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit!

Prishtinë, 10 Maj 2020!