Hugo Lloris, portieri i Tottenham dhe kapiteni i kombëtares franceze, ka vendosur të blejë një qen rojë për të mbrojtur familjen dhe shtëpinë kur të mos ketë njeri.
Lloris, siç ka bërë të ditur AS, ka blerë një qen kufiri nga Elite Protection Dogs për 17 mijë euro.
Në kohët e fundit, rastet e vjedhjeve në shtëpi e futbollistëve janë bërë gjithnjë dhe më të shpeshtë dhe portieri i Tottenham ka vendosur të marrë një qen rojë për të mbrojtur familjen.
Një qen që është i stërvitur në mbrojtjen e shtëpive, një lloj i veçantë qeni, që përdoret edhe nga ushtarakët dhe policia në të gjithë botën. I cili kushton plot 17 mijë euro.