Fillon lehtësimi i masave kufizuese në Turqi

Banorëve në 24 qytete dhe provinca turke tashmë u lejohet të dalin përsëri nga shtëpitë, pas heqjes së shtetrrethimit.

Marketing

Masa e rreptë filloi të premten dhe zgjati gjatë gjithë fundjavës.

Kryesisht qytetarët e respektuan shtetrrethimin e vendosur.

Qytetarët mbi moshën 65 vjeç ishin i vetmi grup që u lejua të dilnin të dielën nga shtëpia për disa orë.

Ky grup, për më shumë se gjashtë javë, ka qenë i ndaluar të dalë nga shtëpia.

Sot bëhet hapja e qendrave tregtare dhe parukerive.