Georgina nxjerr në shitje veshjet e saj dhe bluzën e firmosur nga CR7 për një kauzë të rëndësishme

Georgina Rodriguez ka gjetur një mënyrë perfekte për të mbledhur para për të ndihmuar në luftën me koronavirusin. Ajo ka nxjerrë në ankand 4 prej veshjeve të saj dhe një fanellë të Juventusit, të firmosur nga Cristiano Ronaldo. Të gjtiha këto para do të shkojnë të ndihmë të spitaleve të Spanjës që po luftojnë më COVID-19. Spanja është një ndër vendet më të prekura nga pandemia dhe një ndihmë e tillë do të thotë shumë për spitalet.

Marketing

“Tani të gjithë jemi duke kaluar një periudhë të vështirë. Spitalet, infermierët, doktorët, i gjithë personeli i kujdesit shëndetësor dhe ata që u sëmurën nga kjo pandemi kanë nevojë për ndihmën tonë. Spanja vuajti shumë për shkak të pandemisë. Prandaj ne vendosëm të japim ndihmën tonë. Unë zgjodha 4 veshje të bukura dhe një fanellë të Juventusit të firmosur nga CR7, për t’i nxjerrë në shitje në Less App. Bashkë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin, vendin dhe planetin. E gjithë shuma e grumbulluar nga shitjet e mia do të shkojë për spitalet spanjolle për të luftuar me COVID-19”, -shkruan Georgina, teksa u bën thirrje të gjithëve të marrin pjesë në ankand.