Mbi 11 mijë raste brenda ditës, Rusia kapërcen Italinë dhe Britaninë

Presidenti rus Vladimir Putin do t’i drejtohet qytetarëve rus rreth koronavirusit, pasi sot u vendos një rekord i ri i infeksioneve të konfirmuara dhe numri i vdekjeve tejkaloi 2.000.

Marketing

Kremlini zyrtar deklaroi se Putin pritet të flasë për pandeminë vdekjeprurëse dhe masat për të mbështetur ekonominë ruse.

Sipas shifrave zyrtare të të dhënave të koronavirusit të ngritur nga qeveria ruse, 11,656 persona testuan pozitiv në 24 orët e fundit, për një total prej 221.344 të prekurish. Autoritetet raportuan edhe për 94 viktima të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve në 2,009.

Tashmë Rusia kapërceu Italinë dhe Britaninë e Madhe, dhe është e treta në listën e vendeve me më shumë raste infeksioni, pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.