Nuk do të hetohen “bombat” për Zaevin dhe Mickoskin

Prokuroria për krim të organizuar nuk do t’i hetojë incizimet e fundit të publikuara në Youtube, që kishin të bëjnë me liderët e partive më të mëdha, Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski. Në të dyja rastet, në mënyrë direkte dhe indirekte përfshihen persona lidhur me rastin “Reket”. Në audio materialet, Zoran Zaev e përmend biznesmenin Orce Kamçev i cili denoncoi zhvatje nga Boki 13. Në materialet për Mickoskin, dëgjohet kreu i VMRO DPMNE-së se si në takim direkt flet me Zoran Milevski- Kiçeecin më 14 prill të vitit të kaluar, respektivisht dy muaj para se Villma Ruskoska ta hapte rastin “Reket”. Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar nuk e din nëse Kiçeec ka dorëzuar dokumente të caktuara në VMRO DPMNE për rastin “Reket”, pasi në gusht të vitit të kaluar Mickoski pohonte se një informator deri tek ta ka dorëzuar dëshmi se në rastin “Reket” është i përfshirë pushteti.

Marketing

Disa herë kam thënë që, obligimi i secilit, përsëris obligimi ligjor i secilit që ka njohuri, sidomos dokumente për vepër të kryer penale nga kushdo qoftë, patjetër duhet ta denoncojë ose në polici ose në Prokurori. Në të kundërtën, vet bën vepër penale- deklaroi Villma Ruskoska- prokurore e krimit të organizuar.

Nga Prokuroria Publike thonë se për momentin nuk hetohet përmbajtja e incizimeve audio për Zaevin dhe Mickoskin. Sipas analizave fillestare, nuk ka dyshime për vepër të mundshme penale. Në mënyrë plotësuese, Prokuroria mund të hetojë kush dhe si i ka publikuar bisedat në kanalin “Youtube”.