Të gjitha masat që momentalisht po zbatohen mbesin në fuqi dhe duhet të respektohen. Komisioni për sëmundje infektive dhe ekspertët nuk kanë sjellur konkluzion se duhet të hiqet ora policore dhe se duhet të zbuten masat e tjera kufizuese.
Këtë e vlerësoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani, i ftuar në TV Tellma, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të ketë ndryshim të orës policore deri më 23 maj. Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, ai tha se do të ketë vend për diskutime për këtë temë, kur numri i pacientëve do të jetë nën pesë për qind për 14 ditë.
“Ne kishim ditë të caktuara nën pesë për qind të të diagnostikuarve, por dy ose tre ditë më parë, ndoshta ishte e rastësishme, ishte 10. Në ditët në vijim kishte numër, si p.sh dje, ishte 5,7 për qind, ndërsa sot kemi 14,5 për qind. Komisioni për sëmundje infektive nuk solli konkluzion se informacioni duhet të shkojë në Shtabin kryesor të krizës dhe në Qeveri për të vazhduar orën policore. Ajo që është diskutuar bazohet në protokollet dhe bazuar në ata përbërës kyçë, janë bërë edhe faza, si Enti i Rehabilitimit, për auto-shkollat, stërvitjet sportive që plotësojnë kushtet dhe mund t’i zbatojnë veprimet e tyre”, tha Asllani.
Në lidhje me hapjen e paralajmëruar të xhamive nga nesër, tha se do të jetë e mundur të zbatohet nëse respektohen të gjitha masat për distancë sociale, mbajtja e maskave, si dhe shfrytëzimi i hapësirave të jashtme të xhamive.
Ai shtoi se ata kishin takime me përfaqësuesit e Bashkësisë fetare islame, të cilët theksuan se kanë protokolle dhe se kanë ndërmarrë të gjitha masat. bs/bsh/