Spasovski: Vendimi për udhëtime të funksionarëve është për ngjarje caktuara të lidhura me koronavirusin

Kryeministri Oliver Spasovski, pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me vendimin e Qeverisë me të cilën ju mundësohet funksionarëve të dalin jashtë shtetit, Spaosvski tha se vendimi që të përgatiten protokolle është marrë që zyrtarët të mund të udhëtojnë jashtë vendit në ngjarje të caktuara në rajon që kanë të bëjnë me koronavirusin.

Marketing

Ai shtoi se është sjell vendim për përgatitje të një protokolli të veçantë, që do të thotë çfarë mjete mbrojtëse duhet të mbajnë kur dalin jashtë vendit, gjatë qëndrimit atje dhe gjatë kthimit, pra gjithçka që kur ata të kthehen në vend të mos mbetet e nevojshme që të qëndrojnë në karantinë shtetërore.