Akuzohet se ka vrarë gruan e parë, jep dorëheqjen kryeministri

Kryeministri i Lesothos, një prej vendeve afrikane ka dhënë dorëheqjen.

Marketing

Sigurisht që lajmi nuk do do të bënte bujë ndërkombëtare, po mos të ishte për arsyet që fshihen pas këtij vendimi. Kryeministri 81-vjeçar Thomas Thabane, në fuqi nga viti 2017, akuzohet për vrasjen e gruas së tij Dipolelo, Zonjën e Parë të Lesothos Ajo u vra përpara shtëpisë tre ditë pas fitores zgjedhore dhe kryeministri ka qenë gjithmonë i dyshuari kryesor i ngjarjes tragjike.

Çifti kryeministror ishte në proces divorci pikërisht për një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të dytë, Maesiah, me të cilën Thabane është martuar kohët e fundit.

Protestat kanë qenë të shumta edhe brenda partisë së tij muajt në vijim, dhe kanë shtrënguar Thabane të japë dorëheqjen, zyrtarisht nga lodhja për shkak të moshës. Dorëheqja do të pranohet nga mbreti Letsie III, dhe qeveria do të kalojë në duart e njërit prej ministrave, atij të Financave, Moeketsi Majoro.

Lesotho është një nga vendet e pakta në botë që rrethohet totalisht nga një vend tjetër, në këtë rast Afrika e Jugut, dhe është një monarki kushtetuese që mbahet nga disa nga minierat e diamanteve më të mëdha në botë.