Nga nesër fillon testimi i punonjësve të çerdheve për Koronavirus. Për shkaqe sigurie, Qendra e shëndetit publik do t’ua merr strishot në objektet e çerdheve. Strishot do të përpunohen kryesisht në Institutin për shëndet publik, ndërsa synimi është që me nga 100 testime në ditë të përfundojë skriningu i të gjithë punonjësve të institucioneve parashkollore në vend.
“Ministria e Shëndetësisë përcakton kohën dhe vendin se si, por kryesisht janë qendrat e shëndetit publik që do të merren me marrjen e strishove dhe 2/3 e testeve do të bëhen në Institutin për shëndet publik dhe 1/3 në Laboratorin për Virusologji të Akademisë së Shkencave. (1:29-1:41) Kemi detektim direkt të virusit Covid 19 me metodën PSR. Nuk janë teste serologjike, janë detektim direkt i Covid 19 me metodën PSR- deklaroi Shaban Memeti, Instituti i Shëndetit Publik.
Pas një muaji, kur do të ketë pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të punonjësve do të vendoset për hapjen eventuale të çerdheve. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale po përgatit protokollin për hapjen e çerdheve por e njëjta do të duhet të harmonizohet me atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Pos punonjësve të çerdheve, në këtë fazë të testimit masiv synohet të përfshihen edhe punonjësit e shtëpive të pleqve dhe punonjësit shëndetësor të reparteve të caktuara, që kishin kontakt me persona të infektuar me COVID 19.