Kategoria Superiore rikthehet me derbin e madh

Kategoria Superiore e futbollit në Shqipëri do të vazhdojë sezonin i cili ishte pezulluar shkaku i COVID-19.

Marketing

Federata Shqiptare përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është vendosur që Kategoria Superiore të vazhdojë nga 3 qershori.

“Ditën e sotme në ambientet e selisë së re të FSHF-së është zhvilluar takimi midis Presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u diskutua mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Në takim merrte pjesë Presidenti Duka, Zv.Presidenti Libohova dhe Sekretari i Përgjithshëm Shulku.

Gjatë këtij takimi u diskutua protokolli mjekësor dhe kalendari, ku u vendos që Kategoria Superiore të rifillojë më 3 qershor dhe të përfundojë në datën 29 korrik 2020. U vendos gjithashtu që finalja e Kupes së Shqipërisë të zhvillohet në datën 2 gusht”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Më 3 qershor, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të, ku spikat derbi mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Kalendarin e gjitha ndeshjeve e gjeni në pjesën e mëposhtme.