Frikë për një valë të dytë në Kinë, dy qytete shihen si vatra të reja

Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kinë ka shtuar frikën e një vale të dytë pandemie.

Marketing

Dy qytete në provincën Jilin po shihen si burim potencial i një shpërthimi të ri te infektimeve.

Pas fundjavës së kaluar vendi rriti nivelin e alarmit nga i mesëm në të lartë dhe ka vendosur masa të reja kufizuese.

Provinca Jilin është një pikë kufitare e Kinës me Korenë e Veriut dhe Rusinë. Autoritetet lokale pezulluan përkohësisht shërbimin e trenave për pasagjerët./