Njoftimi i policisë për rastin e vetëvrasjes në Gostivar

Gostivari është tronditur në orët e fundit nga një vetëvrasje dhe një person tjetër që ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër teksa shëtiste në periferi të qytetit. Alsat mëson nga burimet e tij se personi që ka bërë vetëvrasje kishte probleme të shumta familjare dhe financiare.

Marketing

Ai ishte i moshës 48-vjeçare dhe vetëvrasjen e ka kryer me armë zjarri në kokë. Ndërsa personi i dytë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i të ndjerit, ishte gjetur i pajetë jashtë shtëpisë, dhe ishte paraqitur fillimisht në polici, nga qytetarët, si vdekje e dhunshme, duke përfshirë edhe mundësinë e vetëvrasjes.

Viktima me inicialet Z.M ishte i moshës 55-vjeçare. Policia është duke hetuar rastet në të dyja vendngjarjet dhe po ashtu ka mbërritur edhe hetueset paraprakë.

Njoftimi i SPB-së Tetovë për rastin e vetëvrasjes:

Në orën 5:55 të pasdites në SPB-në Tetovë është raportuar se në një ndërtesë të braktisur në Gostivar, përballë firmës “Lesnina”, shtetasi M.B (1972) nga fshati Dolna Banjica, Gostivar, ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.