Zaev: Javën e ardhshme do të kemi datë për zgjedhje

Shëndeti i qytetarëve është para të gjithave, askush nuk ngutet të shkojë në zgjedhje dhe nuk dëshiron menjëherë të shkojë në zgjedhje, por duhet të merret parasysh fakti se korona kriza po kalon, ndërsa vendi nuk ka parlament funksional, nuk ka qeveri politike e cila duhet ta mbajë përgjegjësinë, ndërsa shëndeti i qytetarëve është edhe shtëpi ligjdhënëse funksionale dhe qeveri politike funksionale e cila do të mbajë politika përgjegjëse. Për atë një orë më herët duhet ta përfundojmë këtë punë.

Marketing

Këtë sonte e porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mysafir në TV Telma, ku potencon se ne jemi shteti i vetëm evropian, i cili për momentin nuk ka Parlament funksional dhe shtoi se zgjedhjet mund të mbahen për dyzet ditë, në gjysmën e dytë të qershorit.

Theksoi se tani është momenti të zgjidhet situata, për shkak të së cilës kemi masa rrigoroze, të cilat i dhanë rezultatet, potenciali i më pak të sëmurëve është pikërisht tani.

Shfaqi shpresë se edhe gjatë verës dhe në vjeshtë të mos ketë asnjë të infektuar, por përmendi se mundemi të vijmë në një situatë ku mund të thyejmë të gjitha afatet kushtetuese të mandatit katërvjeçar.

“Kjo përbërje parlamentare është zgjedhur më 11 dhjetor dhe ekzistojnë zgjidhje, nuk guxojmë atë ta lejojmë si demokraci e mençur. Përfunduam se jetojmë me koronakrizë dhe se duhet të organizojmë zgjedhje”; shtoi Zaev.

Do të priten udhëzimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa javën e ardhshme të hënën ose të martën do të ketë takim të ri të liderëve në të cilin do të definohen punët.

“Dje ishte ditë e rëndësishme dhe kemi bërë përparim serioz për shkak të asaj që së pari patëm dialog, vend normal jemi ulemi në tryezë dhe bisedojmë, konstatuam disa punë të rëndësishme të cilat janë të rëndësishme për të gjithë, por edhe për qytetarët për të cilët u harmonizuam të gjithë, tema ishte kërkuar nga kryetari partisë opozitare VMRO-DPMNE, për takimin e liderëve rreth datës së zgjedhjeve dhe iniciativa e dorëzuar nga LSDM për mbledhje të parlamentit, ashtu filloi puna, biseduam dje dhe konfirmuam se do të duhet të jetojmë me koronavirusin”, theksoi Zaev.

Lideri i LSDM-së theksoi se e kanë nominuar 14 qershorin si datë të mundshme, por shtoi se janë të hapur të gjithë së bashku të konfirmohet data.

Theksoi se në takimin e liderëve është dhënë konkluzion se duhet të organizohen zgjedhje.

Sipas Zaevit të gjitha shtetet tani definojnë zgjedhje, sepse në verë do të hapen kufijtë dhe nuk do të dihet se si do të lëvizë kriza me pandeminë. Ai plotësoi se nëse punonjësit shëndetësor thonë se nuk mund të ketë zgjedhje, nuk do të shkojmë në zgjedhje. sa/