“Koronavirusi mund të mos largohet kurrë, njësoj si HIV”, ja çfarë paralajmëron OBSH

Koronavirusi “mund të mos largohet kurrë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke thene se ai mund te mbetet njesoj si HIV.virus

Marketing

Duke folur në një konferencë dje, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan paralajmëroi per gjithe parashikimet se virusi do të zhduket, raporton BBC.

Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, kontrolli i virusit do të kërkojë një “përpjekje masive”.

Pothuajse 300,000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur me koronavirus, dhe më shumë se 4.3 milione raste të regjistruara.

Jane dhene alarmettani se pandemia po shkakton shqetësime të medha ne shendetin mendor, veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh në kujdesin shëndetësor mendor.

“Eshte e rëndësishme ta vendosni këtë në tryezë: ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe ky virus nuk mund të zhduket kurrë,” tha Dr Ryan në konferencën për shtyp nga Gjeneva.

“HIV nuk ka ikur – por ne jemi pajtuar me virusin”.

Dr Ryan atëherë tha se ai nuk beson “dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje”.

Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në zhvillim – por Dr Ryan vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eleminuar, pavarësisht se ka vaksina për to.