Gjykata Kushtetuese sot pritet të vendos për çështjet të ndërlidhura me zgjedhjet

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut sot pritet të vendos për çështjet të ndërlidhura me zgjedhjet.

Marketing

“Angazhimi i KSHZ-së për të publikuar afatet për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore, një ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, është një nga çështjet kontestuese për të cilat sot do të vendosin gjykatësit e kushtetueses.

Si pikë e rendit të ditës është edhe Dekreti me fuqi juridike për çështjet që lidhen me procesin zgjedhor.

Gjendja e jashtëzakonshme përfundon të shtunën, më 16 maj. Qeveria nuk ka vendosur ende nëse do të kërkojë vazhdim të tretë të gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti Stevo Pendarovski për 30 ditë ose më pak.

Sipas kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, nëse nuk ka vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, dita e zgjedhjeve duhet të jetë 8-të qershori, ndërsa thirret në Dekretin e Qeverisë të 22 marsit për pezullimin e përgatitjeve për zgjedhjet e 12 prillit dhe vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore edhe për 22 ditë të tjera.