Më 2030, Ramazani bie dy herë brenda të njëjtit vit

Sipas “Kalendarit hënor” pas 10 vjetëve, saktësisht në vitin 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.

Marketing

Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar dhe tjetri më 26 dhjetor të po atij viti, përcjell reporter.
Duhet theksuar se kalendari hënor është i ndryshëm nga ai diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.

Prandaj, kalendari për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas së cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin më 5 shkurt. Deri në fund të këtij viti, Ramzani do të fillojë përsëri më 26 dhjetor të po të njëjtit vit.

Hasan Ahmed Al Hariri, Drejtor i Përgjithshëm i Astronomy Group Dubai, tha për Gulf News se agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më parë çdo vit.