Drejtoresha e klinikës të Stomatologjisë Amella Cana me informacion të rëndësishëm për shfrytëzuesit e shërbimeve të klinikës në fjalë.
Informacion për shfrytëzuesit e shërbimeve tona!
Nga data 18 Maj 2020 (e hënë) në Qendrën Klinike Stomatologjike, të gjitha repartet do të fillojnë me punë. Ofrimi i shërbimeve stomatologjike do të kryhet në dy ndërrime, sipas protokolleve të miratuar përshtatur për gjendjen e përgjithshme(Matja e temperaturës, dezinfektimi i duarve dhe këpucëve në hyrje të secilit pacient, pyetësor, ndërhyrje stomatologjike, dezinfektim i plotë para dhe pas përfundimit të së njejtës. Informacione plotësuese mund të merrni në telefonin 02 3299 007 dhe 078 380 251, si dhe në ueb faqen e klinikës.
Bëjmë thirrje për durim, ndërgjegje dhe besim të ndërsjellë.