Bekteshi: BDI-ja është e gatshme për zgjedhje edhe sikur ato të mbahen nesër

Kreshnik Bekteshi, ministër nga radhët e BDI-së, thotë se partia ku ai bën pjesë është e gatshme për zgjedhje, kurdo që ato të mbahen.

Marketing

“Edhe nëse mbahen në qershor, por edhe nëse mbahen në korrik, siç propozojnë disa parti, madje qoftë edhe sikur të mbahen nesër apo gjatë javës, ne jemi të gatshëm”- thotë ai në emisionin Rruga Drejt. Megjithatë shton se kjo parti është dakord me mbajtjen e zgjedhjeve, kurdo që ato të caktohen, vetëm nëse ka mendim pozitiv nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Misioni i OSBE-së që do të bëjë monitorimin e procesit zgjedhor.