Sonte do të mbahet finalja e “Eurovisionit” në formatin virtual. Pas gjashtë javësh përgatitje, Eurovision: Shine A Light, do të transmetohet sonte në ora 21:00 (CEST)
Në vend të asaj që do të kishte qenë një finale e madhe në Rotterdam të Holandës, shfaqja do të realizohet virtualisht me artistët e zgjedhur për vitin 2020. Eurovision: Europe Shine A Light do t’i mbledh njerëzit përreth Evropës dhe botës në një festë. Ky edicion do të moderohet nga NikkieTutorials, përkrah Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit, live nga Hilversum, Holandë. Edicioni i 65-të i Eurovisionit do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë Evropën nga transmetuesit publik të vendeve pjesëmarrëse dhe jo-pjesëmarrëse. Ky transmetim live pritet të zgjasë afërsisht dy orë dhe do të jetë në dispozicion në të gjithë botën, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës. Po ashtu live stream-in mund ta ndiqni edhe në llogarinë zyrtare të Eurovisionit në YouTube.
Arilena Ara me këngën “Shaj”, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.