Deputetja italiane, Sara Cunial ka akuzuar Bill Gates në lidhje me ndërhyrjen në çështjen e vaksinimit të popullatës botërore ndaj koronavirusit.
Ajo ka përmendur planet konkrete të Gates për shpopullimin e vendeve, injektimin e ndjekjes dixhitale të njerëzve ndërsa e ka akzuzuar se mund të bëjë të njëjtën gjë që bëri me 500 mijë gra që i sterilizoi në Afrikë.
Cunial ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Conte se po bashkëpunon me filantropin dhe se i është nënshtruar presionit të tij.
Pjesë nga fjala e plotë:
Tashmë e kemi kuptuar se vdekja nuk vjen vetëm nga virusi, mund të vuajmë dhe të vdesim falë ligjit tuaj për mjerim dhe varfëri. Si në çdo regjim, faj do të shkarkohet vetëm dhe ekskluzivisht tek ne qytetarët. Na hiqni lirinë dhe na thoni që ne e provokuam vetë, nën britmën ‘përçaj dhe sundo’.
Ata që do të vuajnë janë fëmijët tanë, fëmijët tanë, nën nofkën e ‘të drejtave të tyre’. Mundësia për në shkollë do t’ju jepet vetëm kur të kenë një byzylyk në dorë, për t’i mësuar me lirinë e kontrolluar dhe me kampet e përqëndrimit virtual, në këmbim të aparaturave dixhitale. Gjithçka për të kënaqur orekset e një kapitalizmi financiar që si motër ka korrupsionin. Do të paraqitet nga “OBSH” ku financuesi i parë është ‘filantropi’ Bill Gates i cili profetizoi në 2018 një pandemi dhe e simuloi në Tetorin e kaluar në “EVENT 201” me marrëveshje me miqtë në Davos. Për dekada me radhë po zhvillohet plani për shpopullimin dhe kontrollin diktatorial mbi politikën globale, që synon të marrë drejtimin e energjisë dhe të teknologjisë bujqësore. Tekstualisht thotë, fjalët e marra nga deklarata e tij: “Nëse bëjmë një punë të mirë me vaksinat e reja dhe shëndetësinë për riprodhimin, mund të ulim popullsinë botërore me rreth 10%-15%.
Vazhdon duke thënë se “Vetëm një genocid mund të shpëtojë botën”. Falë vaksinave të tij arriti të sterilizojë miliona gra në Afrikë, provokoi një epidemi poliomieliti në Indi që paralizoi 500 mijë fëmijë. Sot me DTP-në e tij shkakton më shumë të vdekur se sëmundja si dhe “OMGJ” sterilizuese, të projektuara nga “MONSANTO” duke i dhuruar tek popullsitë në nevojë. Tani mendon të shpërndajë kuantik që tregon të vaksinuarit dhe vaksinat “RNA” si mjet për riprogramacionin e sistemit tonë imunitar. Gates ka edhe biznese të ndryshme me shoqëritë që zotërojnë infrastrukturën 5G në USA. Në këtë tavolinë krimi gjendet e gjithë politika kryesore italiane. Është Sanofi e cila së bashku me “GLAXO” dhe del me virologun e njohur, që paguajmë 2000 euro për 10 minuta dalje në TV. Nënshkruan marrëveshje me shoqëritë farmaceutike për indoktrinimin e mjekëve të së ardhmes, duke u tallur me gjykimin dhe betimin e tyre. Shoqëria Hi-tech “Romana Engineering” mikeshë me “Mantoan” dhe “Bending Spoons mikeshë me “Pisano”, për kontrollin dhe menaxhimin e të dhënave tona shëndetësore duke respektuar axhendën europiane “ID 2020”, të identifikimit elektronik që përdor vaksinimin në masë për të pasur një platformë identiteti dixhitale.
Në vitin 2016 Renzi i dha 30% “The Global Fund” të Bill Gates. Shokët e “Aspen Institue”, si Nicolao, që me rekordin e tyre katër fletësh prej 800 euro ora, ku pa asnjë vërtetim shkencor na tregon politikën e tij si një gjeneral i Bilderbergut. Kontributi italian për aleancën ndërkombëtare kundër COVID-10 do të jetë 140 milionë euro, ku 120 milionë euro do ti kalojnë “Gavi Alliance”, dhe kje e krijuar nga Bill Gates. Këto janë vetëm një pjesë e 74 miliardë eurove të ofruara nga Komisioni Europian për të gjetur vaksinën e COVID-19. Asnjë nga këto para nuk do të përdoren për “Stario Terapi”, që padyshim ka efektin e tmerrshëm kolateral që kushton shumë pak, akoma më pak kur flitet për stilin e jetesës, të ushqimit dhe marrëdhënien tonë me mjedisin.
Qëllimi i vërtetë i gjithë kësaj është kontrolli total i qënies njerëzore duke i çuar në skllavërim me shkelien totale të sovranitetit, e gjithë kjo përmes mashtrimeve tuaja të maskuara si kompromise politike. Ju e grisët traktatin e Nurembergut me gjobat, me dëbimet dhe me kërcënimet të miratuara nga shkenca dogmatike e mbrotjur nga Presidenti i Reouvblikës i cili është epidemia e vërtetë kulturore e këtij vendi.
Ne bashkë me qytetarët do të shumëzojmë zjarret e rezistencës, duke jua bërë të pamundur të na shtypni të gjithëve.
Po përfundoj duke i përcjellë një këshillë kryeministrit Conte. I dashur kryeministër Conte, herën tjetër kur të marrësh një telefonatë nga Bill Gates, kaloja direkt gjykatës ndërkombëtare dhe penale për krimet kundër njerëzimit, përndryshe na thuaj se si duhet ta përcaktojmë kryeministrin që merr urdhëra nga një kriminel?