Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit sonte filloi vendosjen e bankinave të betonit përgjatë bulevardit më të frekuentuar të qytetit “Cvetan Dimov”.Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, njofton se me përkushtim , po vijon implementimi i projekteve efikase të komunikacionit për lehtësimin e lëvizjes në rrugët e Komunës së Çairit.
‘Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit filluam vendosjen e bankinave të betonit përgjatë bulevardit më të frekuentuar të qytetit “Cvetan Dimov”. Ju sjellim pamje direkte nga terreni ku tashmë po realizohet procesi i punës-thotë Ganiu.