Ambasadori kinez në Izrael është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Herzliya, qytet në veri të Tel Avivit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ambasadori Du Wei ishte 57 vjeç, dhe ishte emëruar në mars në kulmin e pandemisë. Policia për momentin gjendet në shtëpinë e tij dhe po bën hetimet mbi rastin në fjalë.
Ndërsa pikërisht sot do të bëhet edhe betimi i qeverisë së re izraelite të Benjamin Natanjahut dhe Beni Gantz.