Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së veriut, Bekim Maksuti, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka ftuar të rinjtë e vendit tonë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e strukturave të NATO-së nëpërmjet të konkursit të shpallur nga aleanca.
“Jemi krenarë për të gjithë punën dhe mundin, për ta bërë Republikën e Maqedonisë së Veriut një anëtare të barabartë përpara vendeve të NATO-s!
Tash më po vijnë ditë të mira për të gjithë ne, për herë të parë qytetarët e vendit tonë, do të jenë në gjendje të bëhen pjesë e një prej konkurseve më inovative.
Me besim dhe krenari si anëtarë të NATO-s, ju ftojmë të aplikoni dhe urojmë suksese në këtë garë të gjithë qytetarëve!
Në link gjeni më tepër info.
Apliko!” thotë Maksuti
https://www.nato.int/cps/en/natohq/175210.htm