Ish kryetari i ASH-së dega Tetovë, Altrim Mamuti pas kalimit në Lëvizjen BESA i është përgjigjur sekretarit gjeneral të ASH-së Abren TAravarit pasi ky i fundit ju përgjigjë në gjuhën maqedonase duke thënë se Shumi shkoi aty ku e ka vendin në SDSM, përcjell TS.
Mamuti në postimin e tij të fundit thotë se tetovarët janë aty ku e kan vendin dem baba dem.
“Aty ku e kam vendin, dem baba dem!
Kur tipat si ti thonin “Ane çish u bo” ne thonim hajdi bujrum këtu jena!” ka shkruar Mamuti.
Ndryshe në ASH-AAA pritet edhe dridhje tjera në disa degë dhe nëndegë.