Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 184 teste në kuadër të skriningut në kopshte dhe të gjithë janë negativë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Prej tyre, 112 janë bërë përmes laboratorit të Institutit për shëndet publik, ndërsa janë përfshirë 106 persona nga Manastiri dhe gjashtë nga Velesi, me çka filloi edhe testimi i të punësuarve në kopshtet në Veles. Përmes laboratorit të ASHAM-it janë testuar edhe 72 të punësuar në kopshtet e Shkupit.
“Në pajtim me raportin e sotëm të ISHP, me skriningun e të punësuarve në kopshte , që filloi para tre ditëve, deri më tani janë bërë 581 testime, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me KOVID-19, të gjithë personat e tjerë të testuar janë negativë ndaj virusit”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në Manastir për tre ditë janë përfunduar testimet e të gjithë 322 të punësuarve në kopshte dhe atje është regjistruar rasti i vetëm negativ me Kovid-19. ab/