BDI Vrapçisht: Shitja e Vakufeve në Vrapçisht shkak i përçarjes mes Taravarit dhe Shabanit

Pas lajmit në portalin TetovaSot se ka nis konflikti mes Arben Taravarit dhe kryetarit të komunës së Vrapçishtit Isen Shabanit, ka reaguar edhe dega e BDI-së Vrapçisht duke treguar edhe arsyet e konfliktit.

Marketing

Sipas BDI – Vrapçisht, konflikti mes Taravarit dhe Shabanit është shitja e vakufeve në Vrapçisht.

Ja reagimi i plotë i degës së BDI- Vrapçisht

Shitja e Vakufeve të fsh.Vrapçisht-mollë sheri dhe shkak i përçarjes mes Taravarit dhe Shabanit.

Në bazë të informacioneve nga përkrahës të Lrpdsh krejt kto përçarje vin si rezulltat i shitjes së tokave-vakufeve në fsh. Vrapçisht ku gjatë shitjes kanë qenë në kordinim të përditshëm. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se të gjithë blersit e vakufit janë të afërm të Taravarit banorë të komunës së Gostivarit dhe antarë të degës lrpdsh-Gostivar.

Kulminacioni i pëçarjes paraqitet kur është marë korupcioni- përqindja në m2 nga kto shitje.

Vakufi i vrapçishtit në dokumentacion është shitë 1 euro në m2

60.000 m2- 60.000 euro në buxhet të komunës së vrapçishtit.

Por përqindja për Zijadin Selën dhe Taravarin ka qenë 10 euro për m2.

60.000 m2 x 10 = 600.000 euro për Lrpdsh dhe kryetarin e saj Zijadin Sela dhe Taravarin.

Isen shabani gjatë kohë njihej si finansues i partisë por kësaj radhe si duket pjesën më të madhe të përqindjes e ka harxhu në shëtitje të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit ku më shpesh si destinacion ka qenë Gjevgjelia.

Krejt këto informacione rrotullohen brenda Lrpdsh-së dhe aktivistëve të saj.