Komuna e Çairit ka vazhduar me aktivitetet për të lehtësuar qarkullimin e lirë në rrugët e Çairit. Pas vendosjes së bankinave të betonit sot është realizuar edhe sinjalizimi horizontal në bulevardin ‘Cvetan Dimov’, ka njoftuar kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.
“Nuk ka pengesë që mund të na ndalë në vullnetin tonë të pashterrshëm dhe dëshirën për ta bërë Çairin komunë me standarde dhe ashtu çfarë e duam!
Në vazhdën e iniciativës pë rregullimin e komunikacionit në këtë pjesë të Çairit, ju sjellim pamje nga sinjalizimi horizontal në bulevardin “Cvetan Dimov”. ⬇️⬇️⬇️, ka shkruar Ganiu në facebook.