Gjithandej nëpër Evropë është duke u punuar intensivisht për rifillimin e sezonit.
Shumë vende tashmë kanë caktuar datë konkrete për vazhdimin e sezonit, ndërsa Bundesliga veç ka filluar.
Një vendim të rëndësishëm ka marrë edhe Sllovenia, që ka vendosur që sezoni futbollistik të rifillojë më 5 qershor.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Sllovenisë.
Në Superligën e Sllovenisë janë zhvilluar 25 xhiro, me Ljubljanan që kryeson me 50 pikë, pesë më shumë se Celje dhe Aluminij i vendit të dytë dhe tretë.