Thyen rregullat e distancimit për herë të tretë, Tottenham nis hetimet për Aurier

Tottenham ka nisur hetimet pasi mbrojtësi i djathtë Serge Aurier u shfaq duke shkelur rregullat e distancimit për herë të tretë.

Marketing

27-vjeçari postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej ai dhe një berber pasi preu flokët.

Floktarët do të hapen nga 4 korriku në Angli, dhe njerëzit nuk mund të kenë vizitorë në shtëpitë e tyre.

Tottenham tha se ata ishin “duke hetuar rrethanat dhe do të merren me incidentin në mënyrë të duhur”.

Aurier ishte mes lojtarëve të Tottenham që u kthye në stërvitje të martën – por para kësaj, ai theu rregullat e distancimit edhe dy herë të tjera më herët.