Objektet hotelierike hapen javën e ardhshme, për kufijtë ende është herët

Objektet hotelierike hapen javën e ardhshme, për kufijtë ende është herët
Objektet hotelierike hapen javën e ardhshme, për kufijtë ende është herët
Publikuar 10:18 21 Maj, 2020
YOU MAY LIKEMgid

Marketing

Find Out Why Asian Women Make The Best Girlfriends Here
Asiadate
Institucionet kompetente në vend paralajmëruan se objektet hotelierike do të hapen në fillim të javës së ardhshme. Për hapjen e kufijve, vlerësojnë se është ende herët, sepse, siç paralajmërojnë, nëse hapen një pjesë e masave dhe përfitimeve të strategjive nacionale ka mundësi që të bien në ujë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se objektet hotelerike do të hapen të martën nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e sjell vendimin të premten.

“Nëse nuk sillet vendim të premten, hapja e objekteve hotelerike sigurisht do të jetë gjatë ditëve të para të javës”, tha Filipçe.

Në lidhje me hapjen e kufijve, ai vlerëson se kjo duhet të jetë e koordinuar me vendet fqinje. Sqaroi se ky ishte edhe shkaku për vizitën n Greqi, ku është diskutuar për mënyrën e kalimit të kufijve, tani pritet përgjigja e tyre.

“Ne konsiderojmë se hapja e kufijve patjetër të koordinohet, nëse asgjë tjetër mes vendeve fqinje dhe kjo ka qenë arsyeja për vizitën në Greqi dhe punët që atje janë diskutuar lidhur me testet e nevojshme ku do të kalohet kufiri dhe mënyrën eventuale të ndonjë të infektuari të cilët do të pajtohen me atë marrëveshje të marrin mbrojtje falas shëndetësore nëse gjatë qëndrimit në ndonjë nga këto vende sëmuren nga koronavirusi. Kemi dërguar letër zyrtare deri te ministria greke për Shëndetësi me të cilën kemi formalizuar të gjitha këto pika që i kemi diskutuar gjatë kohës së takimit dhe e presim përgjigjen e tyre”, tha Filipçe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Objektet hotelierike hapen javën e ardhshme, për kufijtë ende është herët

Ai ka thënë se Serbia ka sjell vendim të hapen kufijtë, por shton se për kushtet tona, “kjo ende është herët”. Megjithatë, siç shtoi, si Qeveri përgjigjen ndaj gjitha kërkesave të individëve të cilët duhet të udhëtojnë jashtë ose të huaj të cilët vijnë te ne, ashtu që thekson, se nuk ka asgjë komprometuese.

Lidhur me pyetjen se si do të qasemi ndaj kësaj çështje me vendet fqinje, Filipçe ka thënë se ministri i jashtëm dje ka pasur takim me më shumë vende nga fqinjët, por mbetet ta presim përgjigjen e Greqisë dhe atë dokument do t’ua ofronim vendeve fqinje.

Në marrëveshje do të duhet të gjendet zgjidhje për kalim më të lehtë të kufijve për atë se si të shmangen turmat, mënyrën e kalimit të kufijve, nëse do të nevojiten teste dhe mjekim falas shëndetësor.

Detyrimi më i rëndësishëm, siç ka nënvizuar Filipçe, është të sigurohen kushte dhe udhëtimi i qytetarëve dhe vetë qëndrimi në shtet tjetër, të jenë sa më të sigurt.