Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Albin Kurtin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Marketing

Në këtë bisedë, që ishte me kërkesë nga pala kosovare, të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione në lidhje me marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve fqinje, si dhe gjendjet politike aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëfolësit biseduan, gjithashtu, edhe për pandeminë e kovid-19, masat të cilat po ndërmerren në të dy shtetet për mbrojtjen nga virusi korona dhe për ballafaqimin me pasojat e pandemisë. Në këtë drejtim u konkludua se me rëndësi të madhe është bashkëpunimi midis shteteve në bazë bilaterale dhe rajonale, si dhe mbështetja të cilën Bashkimi Evropian ia jep rajonit me qëllim që të rimëkëmbet nga kriza, jo vetëm në planin shëndetësor, por edhe në planin ekonomik.