Ndonëse është rastësi por shumë nga femrat e ekraneve shqiptare janë beqare, apo të paktën kështu deklarohen ato.
Për këtë pyetje së fundi ka shuar kureshtjen prezantuesja e njohur shqiptare, Dojna Mema.
Ajo së ka vendosur që t’u përgjigjet përmes një pyetësori në Instagram. Një prej tyre e ka pyetur për jetën e saj private, duke përfshirë edhe moderatoret e tjera të “Top Channel”.
“Pse moderatoret e “Top Channel” janë beqare, ju pëlqejnë të jenë të lira pa probleme”? ka pyetur njëri nga ndjekësit të cilit prezantuesja nuk hezitoi të i përgjigjet.
“E kemi në kontarat”, ka thënë me shaka Dojna duke mos dhënë detaje rreth jetës së saj private.