Selami: Edhe një projekt po jep frytë në fshatrat e Gostivarit

Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami vazhdon me realizimin e projekteve në rajonin e Pollogut.

Marketing

Drejtori Selami informoi se po punohet në ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Cerovë dhe Simnicë të Gostivarit. Bëhet fjalë për rrugë me gjatësi mbi 3000 metra me kosto financiare prej 20 milion denar.

“Edhe një projekt në rajonin e Pollogut po jep frytë !

🚧Punohet në ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Cerovë dhe Simnicë të Gostivarit !

📍Rruga me gjatësi prej 3.084 metra dhe gjerësi prej 3.5 metra , shuma e projektit është afër 20 milion denar,

✅Projekt i financuar nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe Komuna e Gostivarit !

✅Zhvillojmë vendet rurale !

#QeveriaeRMV”, ka shkruar Selami në facebook.