Ganiu:Bankinat,me emrat e fëmijëve në shkollat dhe çerdhet që gravitojnë në atë pjesë të Çairit

Kryetari i komunës së Çairit,Visar Ganiu njofton se bankinat e vendosura në rrugën që ndajnë bulevardin “Cvetan Dimov” janë shkruar me emrat e fëmijëve në shkollat dhe çerdhet që gravitojnë në atë pjesë të Çairit. Sipas tij,një gjë është e pamohueshme se kjo masë paraqet siguri dhe kujdes të shtuar qarkullimi për të gjithë ne e posaqërisht për fëmijët tanë.Ja postimi.i plotë i Ganiut:
👉 Besmir, Era , Omar, Toni dhe Nina janë vetëm disa prej emrave të cilët i gjeni të shkruara në bankinat që ndajnë bulevardin “Cvetan Dimov” dhe janë pikërisht emrat e fëmijëve👩‍🎓👨‍🎓🙋‍♀️🙋‍♂️ që kalojnë çdo ditë rrugën për të ndjekur mësimin në shkollat dhe çerdhet që gravitojnë në atë pjesë të Çairit.
Si të dëshironi quane ( murë, pengesë apo bankinë ) pak rëndësi ka, por një gjë është e pamohueshme se kjo masë paraqet siguri dhe kujdes të shtuar qarkullimi për të gjithë ne e posaqërisht për fëmijët tanë.✅☑-thotë Ganiu.

Marketing

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2537853146543338&id=1849034522091874