Turistët në Spanjë nuk do të karantinohen

Spanja, vendi i dytë më i vizituar në botë, ka njoftuar se do të heqë rregullin dy-javor të karantinës për të vizitorët që do të shkojnë që nga 1 korriku.

Marketing

Ministrja e Jashtme Arancha Gonzalez Laya tha se çdo gjë do të jetë e sigurtë.

“Në korrik do të hapim Spanjën gradualisht për turistët ndërkombëtarë, do të heqë karantinën, do të sigurojmë standardet më të larta të sigurisë shëndetësore.”

Më parë, Ministri i Turizmit, Reyes Maroto u bëri thirrje turistëve që të fillojnë prenotimin e pushimeve për korrik.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e BE premtuan se vera nuk anulohet në Evropë.