Me makina personale u nisën nga Italia për të ardhur në Maqedoni…
Me të dëgjuar se janë hapur kufijtë në Serbi, shtetasit e Maqedonisë të bllokuar në Itali morën rrugën për në vendlindje.
Por rruga nuk ju doli ashtu siç e kishin planifikuar…
Thonë se kishin dërguar e-mail në konsullin e Maqedonisë në Itali se do të nisen dhe kishin marr një konfirmim.
“Po patëm leje, u regjistruam në ambasadën në Itali ato na e dërguan me e-mail. Unë ju dërgova e-mailin pas tre ore më thirri një maqedonas nga Konsullata e Venecias dhe më pyeti në sa ora do të niseni, unë i tregova drejt se, në 11h ose 12h dhe ne u nisem”, tha Xhevat Kurtishi.
Xhevati thotë se kur arritën kufirin e Hungarisë hasën në probleme. Pasi kanë pritur me orë të tëra, kanë kërkuar zgjidhje tjetër përmes Kroacisë.
“200 km jemi kthyer në Austri, kemi provuar në Slloveni, atje nuk na lejuan. Për të dytën herë na lejuan në Kroaci”, tha Xhevat Kurtishi.
Shtetasit e Maqedonisë kanë një apel për ato që dëshirojnë të nisen me makina private. Thonë se çdonjëri që kërkon të vijë, le të informohet mirë.
“Është shumë problem kështu me nisë. Ose le të informohen shumë mirë ose le të mos nisin diku deri tani mbi 30 orë kemi udhëtuar ende jemi në Serbi. Kemi diku edhe 8-9 orë deri në Maqedoni”, tha Xhevat Kurtishi.
Bashke me Xhevatin ishin nisur edhe 20 shtetas të tjerë.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani për TV21 tha se mbrëmë vonë është njoftuar se shtetasit e Maqedonisë kanë mbetur në kufirin e Hungarisë, ndërsa thotë se janë bërë përpjekje për t’i kthyer në shtëpi.
Bujar Osmani Zv Kryeministër:
“Disa here kemi paralajmëruar se me vetura ka vështirësi për transit nëpër disa vende dhe se për momentin vetëm ata me autobusë që i organizojmë ne duhet të nisen. Mbrëmë pasi me informuan vonë se janë bllokuar ne Hungari kam komunikuar institucionet tona dhe me Ministrinë e jashtme të Hungarisë të cilët përsëriten qëndrimin se transiti nëpër Hungari është vetëm për shtetasit e BE-se. Mirëpo edhe përkundër kësaj ata kanë vendosur në mëngjes që t’i lejojnë transit këto vetura, mirëpo sipas informacioneve të mia ata veç më janë nisur në destinacion tjetër dhe nuk kanë pritur vendimin e Hungarisë”.
Osmani apeloi që https://youtu.be/OQrWlRUI3CY?t=1 Gjatë ditës së sotme nga Italia me udhëtim të organizuar janë nisur disa autobus me shtetas të Maqedonisë.