Nesër pritet vendimi për kafenetë dhe restorantet

Protokollet e punës në objektet gastronomike nesër janë në agjendën e seancës qeveritare. Qeveria duhet të vendosë kur do të hapen kafenetë dhe baret, sa klientë do të mund të pranojë një objekt dhe cili do të jetë orari i punës. Gastronomët kanë një numër vërejtjesh.

Marketing

Ajo që mbetet kontestuese është se Komisioni për sëmundje infektive kërkon vetëm një tavolinë me katër karrige në 10 metra katrorë. Gastronomët, nga ana tjetër, duan të përcaktojnë se në cilën distancë duhet të jetë karrigia pranë karriges në tavolinën tjetër.

Për gastronomët gjithashtu problematike është çfarë nëse janë katër persona në një tavolinë, që do të jenë nga rrethi i ngushtë i familjes.

Në atë tavolinë, e cila duhet të vendoset në 9.6 metra katrorë, duhet të ulen dy persona. Ne gjithashtu nuk e shohim logjikën këtu. Është lënë një dispozitë, që nëse bëhet fjalë për një familje, ose ata që ulen në tavolinë janë një familje, mund të ulen katër persona. Këtu ka shumë pika kontestuese. Ne nuk kemi autorizimin ti legjitimojmë mysafirët, madje edhe të identifikohen vullnetarisht vetë, ne atëherë kalojmë në gjëra të tjera. Ekziston një Ligj për Familjen, ka bashkësi jashtëmartesore – tha Martin Angelovski-Oda e gastronomëve në LOE.

Nga Oda e gastronomëve përsëri porositën Qeverinë se duhet t’u lejojë atyre që të rifillojnë veprimtarinë, por me përfitim ekonomik. Revolta në mesin e gastronomëve u rrit pasi pushteti lejoi hapjen e qendrave, transportin publik, autoshkollat, seminare të mbyllura dhe funksionimin e sektorëve me masa mbrojtëse drastike më të ulëta në raport me gastronominë.

Gastronomët theksojnë se duan që të funksionojë edhe pjesa e brendshme e restorantit dhe jo vetëm tarraca. Ata sigurojnë se në mënyrë identike, nëse është e nevojshme, ata do ta dezinfektojnë atë hapësirë dy herë më shumë, vetëm e vetëm që tyre të mund të funksionojë plotësisht restoranti i tyre.

Gastronomët besojnë se protokollet janë në mënyrë që të mundet inspektori në çdo kohë të gjejë parregullsi dhe të jetë në gjendje të vendosë një gjobë në objektin gastronomik.