Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 21 qershor nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme. Kryeministri Olver Spasovski thotë se ky është afati kushtetues dhe duhet respektuar.
Qeveria ende nuk ka vendim nëse do të kërkojë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, gjithsesi i takon presidentit që të vendosë nëse do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme ose jo.
“Me mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjithë aktivitetet zgjedhore. Na mbeten edhe 22 ditë, në kuadër të afatit kushtetuese prej 60 ditë nga shpërndarja e Kuvendit deri te mbajtja e zgjedhjeve. Kështu që gjendja e jashtëzakonshme e determinon datën e mbajtjes së zgjedhjeve.” – tha Kryeministri, Oliver Spasovski.