Zëvendës Kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për ndihmë të huaj në vend, në prezencë të Ambasadorit të Republikës së Polonisë SH.T. Wojciech Tyciński sot në Kazermën ” Ilinden” pranoi donacionin që Republika e Polonisë e ka siguruar për vendin tonë si mbështetje në luftën kundër COVID 19.
“Bëhet fjalë për mjete mbrojtëse dhe dezinfektues , më saktë mbi 100 mijë maska mbrojtëse dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues. Mirëpo, nuk bëhet fjalë vetëm për donacionin, por edhe për transportin në kushte dhe sfida specifike, që e gjitha është organizuar nga ana e Shërbimit Shtetëror Zjarrfikës të Polonisë, që të mund këto prodhime të arrijnë këtu në Shkup”, – theksoi Osmani, më pas duke shprehur falënderim deri tek Ambasadori Wojciech, tek Qeveria e Polonisë, deri tek Shërbimi i Zjarrfikësve, por edhe tek qytetarët polak për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në kohë krize, me çka vetëm konfirmohet mbështetja të cilën Republika e Polonisë në vazhdimësi ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Hyjmë në fazën e dytë dhe të tretë të strategjisë së Qeverisë për luftën kundër COVID-19, e cila paraqet lirimin e lëvizjes së qytetarëve, mirëpo me aplikim më të rreptë të rekomandimeve mes të cilave më e rëndësishmja është mbajtja e maskave dhe dezinfektimit të shpeshtë, si të duarve ashtu edhe të sipërfaqe. Me vetë atë se ndihma polake përbëhet prej maskave dhe dezinfektuesve, është ndihmë e arrirë në kohë të duhur dhe për qëllimin e duhur, duke pas parasysh se në kohën që vijon do të kemi nevojë për këto mjete në sasi të mëdha”- shtoi Osmani, me ç’rast potencoi se ndihma e sotme nga Polonia nuk paraqet rastësi, por vazhdimësi e marrëdhënieve të mira reciproke, sepse Polonia siguroi mbështetje për vendin përmes Kryqit të Kuq edhe gjatë krizës së vërshimeve në vitin 2016.
Donacioni i sotëm nga Republika e Polonisë është pjesë e karvanit të ndihmës humanitare të cilën Polonia e siguroi për të gjitha 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për menaxhim më të lehtë me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.