Filipçe: Respektoni masat që të mos kthehen kufizimet

ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, me një video mesazh ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje të shëndetit, të cilat janë parakusht për normalizim të gjendjes, pasi siç ka thënë ai “me mosrespektimin e masave rrezikojmë sërish kthimin drejt restriksioneve dhe masave të ashpra”.

Marketing

“Po hapemi, siç këtë po e bëjnë të gjitha vendet rreth nesh dhe në botë. Tani jemi përpara dy zgjedhjeve. Të mësohemi pa kushte t’i respektojmë masat për mbrojtje të shëndetit, të cilat janë parakusht për normalizim të gjendjes, apo me mosrespektim të masave të rrezikojmë sërish kthimin prapa drejt restriksioneve dhe masave të ashpra.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Masat për mbrojtje personale duhet plotësisht të respektohen, theksoi ministri i cili sqaroi se mbajtja e domosdoshme e maskës apo mbulimi i gojës dhe hundës, mbajtja e distancës fizike, higjiena e rregullt dhe dezinfektimi i duarve janë masa të cilat mbeten pjesë e përditshmërisë sonë. Është e palejueshme ata të cilët i respektojnë masat të jenë në rrezik nga ata të cilët nuk e bëjnë këtë, tha ministri i shëndetësisë, i cili apeloi te institucionet kompetente, të gjitha shkeljet të cilat e rrezikojnë shëndetin publik, të sanksionohen. Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend deri tani arriti në 2 mijë e 77 persona, 1486 prej të cilëve tanimë janë shëruar, 121 kanë humbur jetën, ndërsa 470 raste janë aktive.