Xhumaja do të falet dy herë në ditë, hutbeja zgjat vetëm 10 minuta

Në kuadër të masave për tu mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë ku imamët dhe xhemati njoftohen për këtë çështje.

Marketing

Kjo bëhet në xhaminë qendrore të komunave si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet më shumë nga xhemati.

“Myftiu Tërnava po ashtu ka kërkuar nga besimtarët që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të BIRK- ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi COVID-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën sociale t’i vendosin maskat, të marrin abdes në shtëpi si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve. Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.