Spanja po ‘merr frymë’, për të dytën ditë radhazi shënon vetëm nga një viktimë në 24 orë

Sot është dita e dytë që Spanja shënon vetëm një viktimë nga koroanvirusi. Këto shifra janë një rezultat që pritej prej kohësh në Spanjë, pasi deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 27 mijë e 119 viktima.

Marketing

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar se një shifër tjetër pozitive është edhe numri i infeksioneve të reja që është ulur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 182 persona të infektuar me koronavirus, 49 më pak se një ditë më parë, duke e çuar në 237,906 numrin total.

Spanja kërkoi nga partnerët e Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen.

“Ne duhet të punojmë me partnerët tanë evropianë për të përcaktuar rregullat e përbashkëta që do të na lejojnë rikthimin e lëvizjes së lirë në territorin evropian”, tha ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez pak ditë më parë.

“Edhe pse vendet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, duhet të ketë parime dhe rregulla të përbashkëta në të gjithë zonën Schengen”, shtoi ajo.